Ambasadori gjerman thirrje për formim të shpejtë të institucioneve në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje për funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke theksuar nevojën për stabilitet politik.
“Do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, tha Rudolph.
Ai shtoi se Kosova duhet të japë një sinjal të qartë se kush do t’i udhëheqë institucionet gjatë katër viteve të ardhshme.