Ambasadori gjerman Rohde, Petkoviqit: Çdo marrëveshje e Brukselit duhet të zbatohet
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar kundrejt deklarimeve të Petar Petkoviqit, udhëheqësit të Zyrës për Kosovën në Beograd.
Petkoviq, kishte akuzuar ambasadorit gjerman në Prishtinë se po fliste të pavërteta në lidhje me reciprocitetin. Porse përgjigja e ambasadorit Rohde nuk vonoi shumë, duke theksuar edhe njëherë bindjen se çdo marrëveshje duhet të zbatohet.
“I nderuar, Petkoviq, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Për informatën tuaj: Kam deklaruar shumë herë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të adresohet, së fundmi e kam thënë në televizion, në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Përnime”, dhe në takimet biletareale me Qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka shkruar Rohde, në një formë replikuese.