Ambasadori gjerman reagon për arrestimin e Radomiroviqit në Serbi: Dyshime për ndërhyrje politike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar të mërkurën për rastin e arrestimi të zyrtarit komunalt të Leposaviqt nga Serbia.
Rohde ka thënë se arrestimi i tij është shqetësuese dhe se kjo nuk është hera e parë që po ndodhë gjatë muajve të fundit.
Ai ka thënë se ankesa zyrtare pritet të shqyrtohet shpejt.
“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që arrestimet në pikën kufitare ngre dyshime për ndërhyrje politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt." - ka shkruar ambasadori gjerman në rrjetin sociale “X” (ish-Twitter).
Kujtojmë se sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë, serbi Nikolla Radomiroviq, është dënuar me dhjetë ditë burgim në Serbi për “posedim të armës së ftohtë”.
Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
