Ambasadori gjerman: Po e vëzhgojmë procesin zgjedhor, gjithçka duket e qetë dhe pa probleme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka bërë me dije që se bashku me ekipin e tij janë duke e vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Përmes një video mesazhi, ai ka bërë me dije ai ka vlerësuar se deri me tani procesi po zhvillohet normalisht.
“Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë.’’, ka deklaruar ai.