Ambasadori gjerman për targat: Këshillat tona duhet të ndiqen
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masës qortim, për serbët me targa ilegale.
Rohde ka theksuar sërish që ndërkombëtarët e përkrahin vendimin e qeverisë për targat RKS, por që kanë kërkuar më shumë kohë për tranzicionin në këtë vendim.
Ai ka theksuar se këshillat e tyre duhte të ndiqen.
“Duhet më shumë sens i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe Quint kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, thotë Rohde, dhe shton: “Ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm (në kërkesën) për një periudhë më të gjatë tranzicioni siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë, për të zgjidhur edhe çështjet tjera të mbetura teknike në mënyrë pragmatike. Ne ende mendojmë se këshillat tona duhet të ndiqen”, ka shkruar Rohde.
“Por … do të doja të shihja përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në shtensionim. Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serbë të Kosovës realitetin se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Tëitter.