S'reaguan fare për Trajkoviqin, ambasadori Rohde kritika të ashpra Listës Serbe
Lista Serbe është kritikuar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për mosreagim për Rada Trajkoviqin.
Javën e kaluar Trajkoviq u pengua për disa orë nga autoritetet kufitare serbe.
“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka pyetur ambasadori Rohde.
Fully agree with the NGO statement. Unacceptable treatment that Kosovo–Serb activist Rada Trajkovic was subjected to.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 19, 2022
I note the absence of any reaction of the Serbian List. Double standards? https://t.co/XlIQMTQZui
Të premten, gjatë rrugës nga Kosova për në Serbi, Trajkoviq qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Mendares.
Më pas asaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në Prokuple të Serbisë. Një ditë më vonë, ajo u lirua nga spitali.