Ambasadori gjerman: Kosova të lëviz për Asociacionin - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Kosova të lëviz për Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë së Kosova duhet të lëviz për formimin e Asociacionit.

Ai ka përmendur anëtarësimin në Këshillin e Evropës, duke thënë se Qeveria nuk duhet të rrezikojë.

Rohde tha se duhet të ketë lëvizje nga Kosova për Asociacionin për të krijuar një pozitive përpara se Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

”Tash kemi një debat në Asamblenë Parlamentare dhe një votim. Dhe kemi thënë se Kosova për mbrojtjen e të drejtave të pakicave është një vend i rëndësishëm, prandaj duhet të jetë pjesë e Këshillit të Europës dhe të shikojmë edhe nga ky institucion se si i implementojmë këto të drejta mbi pakicat kombëtare. Dhe tani vijmë deri te çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Tash na nevojitet një shumicë për këtë çështje dhe Qeveria nuk guxon të rrezikojë, sepse aty kemi, në Këshillin e Ministrave, kemi të bëjmë me secilën votë për ta çuar përpara aplikimin, për ta marrë Kosovën në Këshillin e Europës dhe secila votë është e rëndësishme, sepse aty ka edhe shtete anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën dhe të cilat, vota e tyre dihet se çfarë mund të jetë. Prandaj Kosova duhet të lëvizë. Dua qartas ta them se nuk bëhet fjalë për realizimin e Asociacionit, por për t’u bërë hapa të vazhdueshëm, për të mos u ndalur”, tha Rohde në një intervistë në RTK.

Lajme të ngjashme