Ambasadori gjerman: Kosova duhet ta përgatisë draftin për Asociacion - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Kosova duhet ta përgatisë draftin për Asociacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka ftuar Kosovën që sa më shpejt ta harton një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, diplomati gjerman ka thënë se përmes një drafti të tillë do të shihen idetë e Kosovës për Asociacion.

Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo, një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, raporton EO.

Në takimin e 2 majit, në Bruksel, Ekipi Menaxhues i Kosova e ka prezantuar një draft-statut, i cili është refuzuar nga qeveria e Kosovës, duke u cilësuar si jokushtetues.

Gjithashtu, në ketë takim Kurti ka prezantuar një vizion të tij për draftin e Asociacionit.

Ndërmjetësit e procesi kanë thënë se pikënisje e negociatave për Asociacion do të jetë drafti i prezantuar nga Ekpi Menaxhues.

Lajme të ngjashme