Ambasadori gjerman flet për luftën kundër korrupsionit: Më shumë është e mundur
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka komentuar raportin e Transparency International në lidhje me luftën kundër korrupsionit.
Ai ka thënë se ka pasur shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor.
“Renditja e re e anti-korrupsionit sapo doli. Progres në Kosovë me zgjedhje, por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor. Përfundimi i Transparency International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!” – shkroi ambasadori gjerman.
The new @anticorruption's ranking just got out. Progress in 🇽🇰 w/ elections👍🏽 but concerns on continued gov interference in the judiciary👎🏽. Transpareny International's conclusion on 🇽🇰: unlike 🇲🇰 and 🇲🇪, no progress in the ranking. More ambition is possible & expected!#CPI2023 pic.twitter.com/OgBP1veO2j
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 31, 2024