Ambasadori evropian pas votimit në parim të projektligjit për KPK-në: Të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias
Ambasadori evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dalë me reagim pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Szunyog ka deklaruar se pret që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Pashë që Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit.” – ka shkruar ai.
Noted that the #Kosovo Assembly passed on the first reading the draft law on the Kosovo Prosecutorial Council.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 7, 2024
We expect that the draft will be fully aligned with the @VeniceComm recommendations prior to the law's adoption.
Ndryshe, projektligji është votuar me shumicën e votave të deputetëve që ishin në sallë.
Për këtë projektligj kanë pasur kritika organizatat joqeveritare.