Ambasadori britanik flet për mundësinë e angazhimit të FSK-së në Ukrainë - NACIONALE

Ambasadori britanik flet për mundësinë e angazhimit të FSK-së në Ukrainë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkua në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë me dije se NATO është kyçe për të ardhmen e Kosovës.

Në një videoadresimi në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se po punohet për të siguruar që Kosova të mund të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë evropiane.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe kolegët tanë kosovarë për të siguruar që Kosova të mund të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë europiane. Ne gjithashtu mbesim të përkushtuar ndaj punës aktuale të KFOR-it në Kosovë dhe jam i lumtur që kryeministri jonë konfirmoi vitin e kaluar që ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për së paku edhe për tri vjet të tjera për të ndihmuar rolin e Kosovës, garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se personeli i sigurisë së Kosovës po punojnë drejt standardeve të NATO-s.

“Roli i Kosovës shkon përtej sepse Kosova mund të luajë një rol si partner në sigurinë evropiane dhe unë kam parë vetë se personeli i sigurisë së Kosovës po punojnë drejt standardeve të NATO-s, ata kanë kryer disa trajnime të përbashkëta me Britaninë për t’i pajisur ata që të bëhen një partner vërtet i dobishëm, potencialisht në Ukrainë dhe në vendet tjera në Evropë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme