Ambasadori austriak e lavdëroi Kosovën, Gashi: Kallxojani dikush Haradinajt e Limajt këtë deklaratë - NACIONALE

Ambasadori austriak e lavdëroi Kosovën, Gashi: Kallxojani dikush Haradinajt e Limajt këtë deklaratë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkelzen Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur deklaratën e kancelarit austriak.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka pritur sot në vizitë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, ku në një konferencë për media ka deklaruar se Kosova ka bëre shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe Austria do të mbështesë Kosovën drejt rrugëtimit për anëtarësimin në BE.

Gashi ka thënë se është mirë që ketë deklarata të i’a tregojë dikush ish-ministrit Fatmir Limaj, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj si dhe por edhe përfaqësuesve të partive tjera politike.

‘’ Çka më bën të lumtur është se ky rrugëtim do të shperblehet. Bashkë me Kosovën ne do ta përjetojmë liberalizimin e vizave më 2024". Tregojauni dikush këtë deklaratë Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt, por edhe përfaqësuesve të partive tjera politike që e kanë sunduar Kosovën për dy dekada.’’- ka shkruar Gashi në Facebook.

Lajme të ngjashme