Ambasadori Abbott flet për gjuhën shqipe: E përmend Ismail Kadarenë e Naim Frashërin - NACIONALE

Ambasadori Abbott flet për gjuhën shqipe: E përmend Ismail Kadarenë e Naim Frashërin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë në Kosovës, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të Gjuhës Shqipë.

Abbott ka shkruar në rrjete sociale se pasi e mësoi shqipen, mori pjesë në hapjen e seminarit ku foli për Ismail Kadarenë e Naim Frashërin.

Postimi:

Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se:

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.”

Lajme të ngjashme