Ambasadorët e QUINT-it vizitë Kurtit? Veturat u shihen në oborrin e Qeverisë
Veturat e ambasadorëve të QUINT-it janë parë të martën në oborrin e objektit të Qeverisë së Kosovës.
Mediumi “Ekonomia Online” raporton se ambasadorët i kanë shkuar kryeministrit Albin Kurti për vizitë, anise nga Qeveria nuk ka ende ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.
Ndryshe, këtë javë në Kosovë pritet të qëndrojë emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar sot pritet të mbajë edhe një konferencë për media, ku priten detaje të reja rreth takimit.
