Ambasade italiane mbledh miqtë e Kosovës, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së - NACIONALE

Ambasade italiane mbledh miqtë e Kosovës, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar për një takim informal që kanë organizuar.

Përmes një njoftimi, kjo ambasadë ka treguar se në këtë takim kanë qenë disa prej shefave të misioneve, zyra e BE-së dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Sipas ambasadës, temë e diskutimit ka qenë rruga e Kosovës drejt BE-së.

“Takim joformal i “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me Zv. Kryeministrin/Ministrin e Jashtëm Konjufca, Shefat e Misioneve dhe Zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, është thënë në njoftimin e kësaj ambasade në X.

Lajme të ngjashme