Ambasada Italiane: Rreshtimi me standardet e BE-së dhe KiE-së, thelbësor për Kosovën - NACIONALE

Ambasada Italiane: Rreshtimi me standardet e BE-së dhe KiE-së, thelbësor për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada Italiane në Kosovë ka dalë në përkrahje të deklaratës së Zyrës së BE-së, ku u shprehën shqetësimet në lidhje me tri projektligje.

Në një reagim në rrjetin social “X”, ambasada ka kërkuar që të merren parasysh amandamentet e propozuara.

“Ne përkrahim plotësisht deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë për Projektligjet për Zyratët Publik, Këshillin e Pavarur të Mediave dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Rreshtimi me standardet e BE-së dhe KiE-së është thelbësor për Kosovën dhe në bëjmë thirrje të Kuvendi i Kosovës që të merren parasysh amandamentet e propozuara.” – thuhet aty.

Më herët, edhe ambasada gjermane tha se e përkrah plotësisht këtë deklaratë.

Përmes një komunikate për media, BE tha se me keqardhje vëren se në Ligjin për Zyrtarët Publikë, versionin aktual të Projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe në projektligjin aktual për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk janë marrë parasysh komentet e bllokut.

Lajme të ngjashme