Ambasada Franceze: Shtyhet takimi me Kouchner për një datë tjetër
Bernad Kouchner, ish-përfaqësues i Lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, të martën dhe të mërkurën pritej të vizitonte Kosovën, në të cilën Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar se vizita do të zhvillohet në një ditë tjetër.
Ambasada franceze në një paralajmërim për media, falënderon presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që pranuan të takohen me Koucher, edhe pse ky i fundit nuk erdhi, vizita u anulua për shkak të problemeve logjistike, njofton Reporteri.
Kouchner do të pritej nga Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ndërsa “Çelsi i Qytetit” do të jepej nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.