Ambasada e ShBA: Trump dhe Melania urojnë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin - NACIONALE

Ambasada e ShBA: Trump dhe Melania urojnë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada amerikane në Kosovë ka përcjellë urimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Mesazhi është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, ku çifti presidencial u uron më të mirat të gjithë besimtarëve myslimanë që festojnë këtë ditë të shenjtë.

Në urim theksohet se Fitër Bajrami, i njohur si festa që shënon përfundimin e agjërimit të Ramazanit, bashkon familjet, miqtë dhe komunitetet në frymën e përkushtimit shpirtëror.

Gjithashtu, në mesazh vihet në pah rëndësia e lirisë fetare si një nga parimet themelore të Shteteve të Bashkuara, duke përfunduar me urimet për një festë të bekuar për të gjithë ata që e kremtojnë.

Lajme të ngjashme