Ambasada e ShBA-së: Vizita e Escobar-it në Kosovë ishte produktive
Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka vlerësuar si produktive vizitën e të ngarkuarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ambasada ka shkruar dhe diplomati amerikan është takuar me përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar pati një vizitë të plotë dhe produktive në Kosovë këtë javë. Ai pati takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe me krerët e Kishës Ortodokse Serbe dhe të opozitës politike”, është thënë në postimin e ambasadës.