Ambasada e ShBA-së falënderon sponsorët e festës së 4 Korrikut: Bujaria dhe angazhimi juaj forcon bashkëpunimin tonë ekonomik - NACIONALE

Ambasada e ShBA-së falënderon sponsorët e festës së 4 Korrikut: Bujaria dhe angazhimi juaj forcon bashkëpunimin tonë ekonomik

12 orë më parë

nga NACIONALE

Ambasada Amerikane i ka falënderuar sponsorët, kompani të ndryshme nga Kosova, që mundësuan festën e 4 Korrikut, e cila tashmë është bërë tradicionale.

Në këtë reagim të ambasadës u tha se bujaria dhe angazhimi i tyre për të thelluar bashkëpunimin ekonomik e bënë këtë moment edhe më domethënës.

Tutje u tha se, krah për krah, shkohet drejt një të ardhmeje ekonomike edhe më të fortë.

“Duke kujtuar festimin tonë të 4 Korrikut, jemi të mbushur me mirënjohje për sponsorët e jashtëzakonshëm që e bënë të mundur gjithçka. Bujaria, partneriteti dhe angazhimi juaj për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik me Kosovën e bënë këtë moment edhe më domethënës. Së bashku, shënuam 250 vjet të Pavarësisë Amerikane dhe shikojmë përpara drejt një të ardhmeje ekonomike edhe më të fortë, krah për krah”, u tha në reagimin e ambasadës.

Lajme të ngjashme