Ambasada e Kosovës në Vjenë konfirmon: Edhe viktima e tretë e aksidentit tragjik është shtetas i Kosovës - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Vjenë konfirmon: Edhe viktima e tretë e aksidentit tragjik është shtetas i Kosovës

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka konfirmuar se edhe viktima e tretë nga katër viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë është shtetas i Kosovës.

Përmes një njoftimi, ambasada ka treguar se bëhet fjalë për qytetarin Istref Zekaj.

Gjithashtu ambasada ka bërë me dije së është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju informon se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për qytetarin: Istref Zekaj Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse”, është thënë në njoftimin e ambasadës, duke iu shorehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave. Do të vazhdojme të ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme