Ambasada e Kosovës në SHBA kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në SHBA kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA ka kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi.

Në 24-vjetorin e vrasjes se tyre, ambasada ka vlerësuar se është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për vrasjen vëllezërve Bytyqi në Serbi.

Sipas ambasadës, ata që janë përgjegjës për këtë krim dhe mbulimin e tij duhet të mbahen përgjegjës.

“Ende nuk ka drejtësi për vrasjen e Yllit, Agron dhe Mehmet Bytyqit. Është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi. Ata që janë përgjegjës për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar ambasada në profilin e saj në “Facebook”.

Edhe shteti amerikan vazhdimisht ka kërkua nga Serbia zbardhjen e këtij rasti.

Por, deri me tani shteti serb nuk ka ndërmarr ndonjë veprim.

Lajme të ngjashme