Ambasada e Kosovës në Amerikë bëhet me objekt të ri, ndan pamjet - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Amerikë bëhet me objekt të ri, ndan pamjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Amerikë ka konfirmuar se tashmë kanë një objekt të ri.

Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ambasada ka ndarë pamje nga zyrat e reja të saj.

Nga tani, ambasadën e Kosovës në ShBA mund ta gjeni në këtë adresë: Massachusetts Ave NW, Washington, D.C. 20007.

Vlen të theksohet se para disa muajve, Nacionale e kishte siguruar dokumentin e titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” të përgatitur nga ambasadori Ilir Dugolli, dhe i cili i dërgohej shefes së diplomacisë tonë, znj. Donika Gërvalla Schëarz.

Aty z. Dugolli deklaronte se do të ndajë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

Por, në pjesën ku shkruan për “Menaxhimin e Ambasadës” kishte fjalë që konsideroheshin si skandaloze për një diplomat të nivelit të lartë dhe që potencialisht mund të rrezikojë edhe më shumë raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës.

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër...” – thuhej mes tjerash në këtë raport.

Lajme të ngjashme