Ambasada britanike për Kryeprokurorin e ri: Presim një sistem prokurorial të pavarur dhe transparent
Ambasada britanike në Kosovë, në reagimin e saj për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, tha se e mirëpret emërimin e Zejnullah Gashit, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sistemit prokurorial në Kosovë.
Tutje, në këtë reagim u tha se nga kryeprokurori i ri presin që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.
“E mirëpresim emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas një ndërprerjeje disavjeçare. I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, sukses në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.”, thuhet në ragimin e ambasadës.