Ambasada amerikane takon Arian Zekën dhe Lorik Fejzullahun - NACIONALE

Ambasada amerikane takon Arian Zekën dhe Lorik Fejzullahun

5 muaj më parë

nga NACIONALE

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, sot ka takuar Drejtorin

Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zekë, dhe Presidentin e Bordit të OEAK-së, Lorik Fejzullahu.

Në njoftimin e ambasadës amerikane është lavdëruar roli i këtyre dy institucioneve.

“Si një urë kyçe për kompanitë amerikane, AmCham ndihmon në promovimin e një klime mikpritëse për biznesin dhe lidh bizneset përmes delegacioneve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës – duke mbështetur investimet dypalëshe dhe rritjen e përbashkët”, është thënë në njoftimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Lajme të ngjashme