Ambasada Amerikane reagon për diplomimin e 344 rekrutëve të FSK-së: Moment historik
Ambasada e Amerikës në Kosovës ka reaguar pasi që 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan në një ceremoni që u mbajt në Komunën e Ferizajt.
Në këtë ceremoni ka marre pjesë edhe atasheu i Mbrojtjes, Kolonel Berg, nga ambasada amerikane.
Ambasada tha se është krenare që po e feston këtë moment historik bashkë me Kosovën.
“Jemi krenarë që festojmë këtë moment historik të rëndësishëm së bashku, përkushtimi, disiplina dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi fisnik në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”. - thuhet në njoftim.