Ambasada amerikane përsërit fjalët e Escobar: Kemi disa sfida në marrëdhëniet tona, mbështetja për kosovarët e palëkundur - NACIONALE

Ambasada amerikane përsërit fjalët e Escobar: Kemi disa sfida në marrëdhëniet tona, mbështetja për kosovarët e palëkundur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka publikuar pamje nga vizita e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë.

Ambasada përmes një shkrimi në X, ka njoftuar se Escobar u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile e përfaqësues të medias.

Po ashtu, janë përsëritur fjalët e Escobar që përderisa aktualisht ka sfida në marrëdhëniet mes dy vendeve, përkrahja amerikane për popullin e Kosovës është e palëkundur.

“Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpriti Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për një vizitë në Kosovë këtë javë, ku ai u takua me liderët kosovarë, opozitën, shoqërinë civile dhe përfaqësues të mediave për të mbështetur përparimin e disa çështjeve urgjente. Siç theksoi Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur.” – thuhet në njoftimin e ambasadës.


Lajme të ngjashme