Ambasada Amerikane: Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore
Në një deklaratë lëshuar sot, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehu shqetësimin e thellë për çështjen e ndalimit të dinarit, që ndikon drejtpërdrejt në komunitetin serbë. Deklarata vjen si thirrje për tërheqje ndaj një sërë operacionesh të kryera nga Policia e Kosovës, nën direktivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, "për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia".
Ambasadori Hovenier theksoi rëndësinë e sigurimit që këto pagesa të mbërrijnë të personat e destinuar "pa vones".
"Ato përfshijnë operacionet e kryera nga Policia e Kosovës në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë javës së kaluar në zyrat e institucioneve të administruara nga Serbia në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë. si në OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t'i marrin ato pa vonesë." - thuhet në reagim.
Deklarata u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të shtyjnë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedurat në përputhje me standardet evropiane.
"Ritheksojmë kërkesën tonë që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacionet me Para të gatshme derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre." - thuhet në reagim.
The United States Government is deeply concerned about recent actions by authorities of the Government of Kosovo that have a direct and negative effect on members of the ethnic Serb and other minority communities in Kosovo. Read my full statement: pic.twitter.com/CHhK88kCSr
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 3, 2024