Ambasada amerikan falendëron O’Brien për vizitën: Bisedat u fokusuan në partneritetin e Qeverisë me ne - NACIONALE

Ambasada amerikan falendëron O’Brien për vizitën: Bisedat u fokusuan në partneritetin e Qeverisë me ne

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada amerikane ka falendëruar ndihmës sekretarin James O’Brien për vizitën e tij në Kosovë.

Në një shkrim të publikuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, ambasada ka thënë se bisedat me liderët u fokusuan në partneritetin me ShBA-në.

“Faleminderit ndihmës sekretarit O’Brien për vizitën e tij në Kosovë. Bisedat e rëndësishme me liderët e Qeverisë u fokusuan në partneritetin me ne për të përmirësuar paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurisë, si dhe për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern, multietnik dhe evropian.” – thuhet në postim.

Lajme të ngjashme