Altin Krasniqi me nipin e vet viziton Jakup Krasniqin në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i biri i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, njoftoi për vizitën e tij në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.
Me vete Krasnqi tha ta kishte marrë nipin e Jakup Krasniqit, në një vizitë, siç e quajti ai, “shumë emocionuese”.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Doarin, ishim për vizitë në Hagë. Hera e parë për Doarin te axhi Jakup ishte shumë emocionuese.