Altin Dumani ia dorëzon detyrën, Klodian Braho kreu i ri i SPAK
Klodian Braho ka marr sot zyrtarisht detyrën, si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke zëvendësuar Altin Dumanin.
Ashtu siç ishte përcaktuar, ceremonia nisi në orën 10:00, ku Altin Dumani i kaloi stafetën Klodian Brahos, i cili u zgjodh si drejtuesi i ri i SPAK, pak ditë më parë duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dumani i uroi suksese në këtë rrugëtim pasardhësit të tij, Braho.
“Sot mbyllet një nga kapitujt më sfidues të karrierës sime. Privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Jemi përballur me sfida dhe presione, por PSAK është sot më i fortë, konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Dua të falënderoj çdo punonjës për përkushtimin dhe sakrificat.”, -tha Dumani.