Aliu tregon koston e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Aliu, ka prezantuar para deputetëve të Kosovës Projektligjin për Marrëveshjen për financimi e studimit të fizibilitetit dhe projekt idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Ai ka thënë se ky projekt do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.
Sipas tij, 51 për qind të këtyre mjeteve do t’i jap Shqipëria, kurse 49 për qind të tyre do t’i ndanë Kosova.
Aliu ka folur për rendësin e këtij projekti, duke thënë se të dy vendet do të kenë përfitime. “Kjo linjë hap mundësi edhe për projekte tjera që do të mundësoni qarkullimin e mallrave nga porti i Durrësit në gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor, e që Prishtina do të ishte qendra kryesore e shpërndarjes se këtyre mallrave”, ka thënë Aliu.