Aliu sërish flet për përgjimin e Nacionales: Nuk i kemi problem ato farë sulme - NACIONALE

Aliu sërish flet për përgjimin e Nacionales: Nuk i kemi problem ato farë sulme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Deliu-Kodra, rreth përgjimeve të publikuara nga Nacionale.

Aliu ka thënë se këto janë sulme të mediave, për të cilat u shpreh se nuk lodhet fort.

“Është pikërisht ky raport i Auditimit që është ndalur ai procesi, që ka tendencë me vazhdu, mbase e thërrasim hetuesinë. Ka prodhuar edhe atë serinë e sulmeve mediatike ndaj neve. Nuk e kemi problem atë far pune. Ky është vetëm një hap”, tha Aliu.

“Njëjtë sikur në pjesën e mjedisit që kemi bërë auditim në projektet e ujërave. Të njëjtën auditim do ta bëjmë për të gjitha projektet për mënyrën që është punuar, edhe për rrugën Dollc Gjakovë. Të gjitha këto hasim parregullsi në vazhdimësi”, theksoi ministri.

Lajme të ngjashme