Aliu për Urën e Ibrit: Asnjë arsye të mos hapet, marrëveshja politike ekziston
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke folur për çështjen e Urës së Ibrit tha se “nuk ka arsye të mos hapet” duke rikujtuar se për hapjen e saj veçse ka marrëveshje në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Ajo është çështje politike në të cilën ne si ministri jemi të përfshirë në aspektin teknik të saj. Sa i përket aspektit teknik, është bërë shqyrtimi teknik i urës dhe mbetet të marrim përgjigje. Unë mendoj që në aspektin teknik është, po flas paraprakisht nuk shohim që ka ndonjë problem, por megjithatë shqyrtimet do të japin rezultatet e veta në aspektin teknik të funksionimit të urës. Marrëveshja politike ekziston shumë herë dhe është dashur të hapet. Nuk ka ndonjë arsye të mos hapet, urat bashkojnë njerëzit”, thotë Aliu për “KosovaPress”.