Aliu për urat në Mitrovicë: U bënë me kërkesë të komunave - NACIONALE

Aliu për urat në Mitrovicë: U bënë me kërkesë të komunave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu përgjigj kritikave se ndërtimi i urave në Mitrovicë po bëhet për fushatë zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se projektet janë nisur dhe po realizohen në bashkëpunim me komunat.

I kemi ndërtuar ura në Mitrovicë me kërkesë të komunave, po realizohen. Kaq”, deklaroi shkurt ministri Aliu.

Ai deklaratën e bëri pas përurimit të rrugës së re në komunën e Shtimes, një projekt në vlerë rreth 900 mijë euro, që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e afro 5.5 kilometrave rrugë.

Lajme të ngjashme