Aliu për dënimin e Shalës: Padrejtësi e madhe, kishim të drejtë kur kundërshtuam Specialen
Ministri i Ambientit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar kundrejt dënimit të rëndë e sipas tij të pamerituar ndaj Pjetër Shalës, ditën e djeshme në Hagë.
Aliu tha se siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, po kuptohet se kishim të drejtë.
“Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë”, shkruan Aliu.