Aliu nënshkruan me katër komuna për projektin e banimit të përballueshëm social - NACIONALE

Aliu nënshkruan me katër komuna për projektin e banimit të përballueshëm social

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se tashmë kanë nënshkruar marrëveshje me katër komuna për projektin e banimit të përballueshëm social.

Aliu me një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se marrëveshja është nënshkuar me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Kamenicës, e sipas edhe 13 komuna tjera janë në proces të nënshkrimit.

“Në shkurt të këtij viti hapëm thirrjen për aplikim për gjithë komunat e Republikës së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social. Dje dhe sot kemi nënshkruar tashmë marrëveshjet me 4 komuna për të nisur këtë projekt, ndërkaq edhe 13 komuna të tjera janë në proces të nënshkrimit. Deri tani kemi nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës. Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka shkruar Aliu.

Lajme të ngjashme