Aliu i Shtimes e ministër Krasniqi vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, i pari thur fjalë të mëdha
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë të ditur se bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në njoftimin e Aliut thuhet se krerët e UÇK-së po ballafaqohen me betejën e tyre të radhës.
Ai ka thënë se ata e kanë moralin e lartë ngjashëm qysh e kanë pasur kur e kanë filluar luftën.
Aliu e Krasniqi nuk kanë treguar saktësisht se a kanë vizituar të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Shkrimi i tij:
Me Ministrin Elbert Krasniqi qëndruam në Hagë për vizitë te krerët e UÇK-së, në betejën e tyre të radhës.
Vullnetin e moralin e kanë të lartë, siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën.
Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare.
