Aliu deklarohet i pafajshëm për akuzën për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
I akuzuari për vrasjen e ish-bashkëshortes E.C., Valon Aliu, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe të kanosje.
Aliu e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
“Jam i penduar sa i përket armëmbajtjes pa leje, ndjej keqardhje” – ka thënë i akuzuari Aliu.
Sjellim ndër mend që Aliu akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj në prill të këtij viti.