Aliu: Çmimet tavan nuk e zgjidhin problemin me inflacionin - NACIONALE

Aliu: Çmimet tavan nuk e zgjidhin problemin me inflacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi financiar, Florin Aliu ka thënë se çmimet tavan nuk e zgjidhin problemin me inflacionin me të cilin po përballemi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se autoriteti i konkurences nuk merret me spekulime por me marrëveshje të fshehta dhe koncentrim tregu.

Si është e mundur që në vendin tonë ka kaq shumë minimarkete dhe markete të medha dhe në të njëjtën kohë mund të ketë marrëveshje të fshehtë. Konkurrenca e tregut përcaktohet nga numri i subjekteve ekonomike në industri, kështu që këtë industri munde te e konsiderojmë plotësisht konkurruese”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Në anën tjetër ai ka thënë, se kësaj qeverie i mungojnë ekspertët, ndonëse shtoi se të gjitha vendimet ekonomike bazohen në intuitë dhe jo në arsyetim ekonomik.

Pra është e qartë se kësaj qeverie i mungojnë ekspertët dhe të gjitha vendimet ekonomike bazohen në intuitë dhe jo në arsyetim ekonomik. Duke vendosur çmime tavan do t'i bëjmë shumë dëm minimarketeve të vogla. Ato operojnë me kosto më të larta operacionale sesa marketet e mëdha (ekonomitë e shkallës)”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme