Ali Ahmeti: Evropa është shtëpia jonë - NACIONALE

Ali Ahmeti: Evropa është shtëpia jonë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Maqedonia e Veriut ka filluar një kapitull të ri me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarë e Maqedonisë vetëm bashkë mund të ia dalin çdo sfide.

Ai ka thënë se Evropa është shtëpia e gjithë maqedonasve.

Po fillojmë një kapitull të ri. Gjithmonë kemi dëshmuar se bashkë mund t’ia dalim ndaj çdo sfide. Evropa është shtëpia jonë dhe nuk kishim zgjidhje tjetër pavarësisht pengesave nëpër të cilat kemi kaluar. Këto 20 vite, treguam se dimë të udhëheqim dhe drejtojmë procese madhore për të mirën e të gjithë qytetarëve, me përkrahje të madhe nga aleatët tanë ndërkombëtar e në veçanti nga Brukseli dhe Uashingtoni. Me vendime të guximshme dhe të mençura zgjidhëm sfida që të gjithëve ju dukeshin si mision i pamundur dhe mbyllëm çështjet e hapura dypalëshe”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se institucionet maqedonasi do të punojnë në përmbushjen e reformave të kërkuara në këtë proces.

Në të njëjtën kohë, nuk devijuam në asnjë rast nga kursi europian, nga reformat dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e proceseve reformuese dhe marrëveshjeve të arritura. Rrugëtimi sigurisht që nuk ishte i lehtë, por nuk ishte edhe i pamundur pasiqë orientimi jonë drejt familjes së madhe europiane ka qenë i qartë. Shfrytëzoj rastin që të uroj të gjithë qytetarët tanë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ju siguruar kështu prespektivë të qartë, siguri në vend, rajon e më gjerë dhe një mirëqenie më të lartë, kështu duke menduar për gjeneratat e ardhshme. Vazhdojmë përpara me plot guxim, vendosshmëri dhe përkushtim maksimal!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme