Ali Ahmeti do të donte “të mos kishte kufi” mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dëshiron që kufijtë ndërshtetëror mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë të mos jenë; njëjtë siç as Franca e Gjermania nuk kanë kufij ndonëse janë shtete të ndara. Këtë dëshirë të tij Ahmeti e shprehu duke folur në televizionin Klan.
“Unë jam ithtar shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. T’i heqim kufijtë siç i ka hequr Franca dhe Gjermania, të hiqen kufijtë mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, tha Ali Ahmeti.