Aleanca për Ardhmëni e Kosovës formon nëndegën e saj në Munchen të Gjermanisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka formuar sot nëndegën e saj në Munchen të Gjermanisë.
Në mbledhjen e mbajtur nga kjo parti në Munchen është edhe strukturën e saj udhëheqëse për mandatin e ardhshëm:
Dardan Nitaj – kryetar
Nexhat Azemi – nënkryetar
Petrit Foniqi – nënkryetar
Valon Mavraj – sekretar
Afrim Bytyqi - sekretar
“Në kuvendin zgjedhor morën pjesë zyrtari i lartë i AAK-së, Lahi Brahimaj, kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj dhe kryetari i Degës së AAK-së për Bavari, Selim Hoti, si dhe aktivistë të tjerë të AAK-së.” – thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj mbledhje, zyrtari i lartë i AAK-së, Lahi Brahimaj, ku ka njoftuar të pranishmit për organizimin e AAK-së dhe gjendjen politike në Kosovë.
Brahimaj tha se gjendja politike në veri duhet të normalizohet në bashkëpunim të plotë me shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, ku ka thënë se si rezultat i angazhimit të përbashkët, mbështetur nga kryetari Ramush Haradinaj, nga Lahi Brahimaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarët e kryesisë, si dhe kryetarët e komunave, AAK-ja për një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të shtrihet e të zgjerohet në shumë qytete të Gjermanisë.
