Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën e uron Krasniqin - NACIONALE

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën e uron Krasniqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka uruar Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së. Krasniqi ishte kandidati i vetëm, për t’i prirë partisë më të madhe opozitare.

E plotë:

“Urime Memli Krasniqit për rizgjedhjen e tij unanime si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK! Nën udhëheqjen e tij, PDK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara – duke përqafuar vlerat liberale demokratike dhe duke u bërë një anëtare e respektuar e familjes sonë politike. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në si një partnere e përkushtuar për një Kosovë më të lirë, më të drejtë dhe më evropiane”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Lajme të ngjashme