Albulena Haxhiu nënshkruan suspendimin nga puna të vëllait të Fatmire Kollçakut
Ministria e Drejtësisë, me anë të një vendimi, ka suspenduar nga puna, Ilir Mullhaxhën.
Mullhaxha, është vëllau i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku. Ai ushtron profesionin e përmbaruesit privat.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit,” - ka thënë Sallahu.

Duhet kujtuar se për dhunë psikologjike, përmbaruesin Mullhaxha, e kishte denoncuar publikisht një qytetar, me emrin Feim Kelmendi. Nuk dihet nëse suspendimi lidhet me këtë rast. Nacionale ka kontaktuar tashmë qytetarin në fjalë.
Denoncim i dhunes psikologjike!
Kur jemi te dhuna psikologjike une personalisht qe nje kohe te gjate e ndjeje qe eshte duke u ushtruar dhune aq e madhe psikologjike ndaj meje nga nje permbarues privat (Ilir Mulhaxha) sa qe me ndodh shpesh qe edhe enderr e shoh ate kriminel.
Po te kishte instrument qe mat nivelin e dhunes qe une e ndjej qe me shkaktohet nga ky person dhe po te kishte shtet sic duhet ky njeri do te perfundonte ne burg te perjetshem.
Fatkeqsisht kam bindje qe ky person ka nje mburoje te hekturt neper institucione qe askush nuk guxon te mirret me te.
Fal zotit qe nivelin e durimit e kam shume te larte sepse perndryshe moti do te kisha perfunduar une ne burg ne vend te tij.
Nuk dihet nëse rastet lidhen me njëra-tjetrën.