Albulena Haxhiu edhe në Instagram flet për Prokurorinë: Nuk shoh përpjekje e vullnet te KPK-ja - NACIONALE

Albulena Haxhiu edhe në Instagram flet për Prokurorinë: Nuk shoh përpjekje e vullnet te KPK-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u është përgjigjur ndjekësve të saj në Instagram në pyetjet që i kanë bërë.

Njëra prej pyetjeve, ka pasur të bëjë pikërisht me KPK-në dhe KGJK-në, duke i kërkuar që ta tregojë se me punën e kujt është me kënaqur.

Natyrisht, Haxhiu e vazhdoi edhe aty përplasjen me Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke thënë se nuk sheh përpjekje apo vullnet për reformim.

“…nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi ligji për KPK-në” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë, sa i përket Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ministrja e Drejtësisë ka thënë se e vlerëson punën e angazhimin e tyre.

Lajme të ngjashme