Albin Kurti u tha aktivistëve të VV-së 'të merren me thashetheme': Qarkullojnë disa për ne, t'i dekonstruktojmë - NACIONALE

Albin Kurti u tha aktivistëve të VV-së 'të merren me thashetheme': Qarkullojnë disa për ne, t'i dekonstruktojmë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në fjalimin e gjatë, që më shumë i ngjante manifestit, Albin Kurti, lider i LVV-së, u dha aktivistëve orientimin politik e ideologjik që duhet të ndjekin.

Në mesin e tyre, Kurti u tha të merren edhe me disa teza që sipas tij po qarkullojnë si thashetheme.

Në mesin e thashethemeve që duhet dekonstruktuar është edhe ajo se VV është islamiste e populist.

Nga shkolla politike duhet dekonstruktuar tezat që qarkullojnë si thashetheme mediale në lidhje me qëllimin dhe karakterin e Lëvizjes sonë. Për shembull, teza të tipit “Lëvizja VETËVENDOSJE! është islamiste”, “Lëvizja VETËVENDOSJE! është populiste”, apo “Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër shtetit të Kosovës sepse është për bashkim kombëtar”. Këto dhe të tjera thashetheme duhet dekonstruktuar me kujdes e pastaj duhet përcjellë te qytetarët nëpër tubime me ta.”, theksoi Kurti.

Kutojmë që në fjalimin e tij, Kurti kritikoi aktivistët se nuk po lexojnë mjaftueshëm dhe kërkoi blerjen e librave për bibliotekën e VV-së, e ku do të mund të huazoheshin librat.

Lajme të ngjashme