Albin Kurti përkujton Ditën Kombëtare të Francës - NACIONALE

Albin Kurti përkujton Ditën Kombëtare të Francës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës ka uruar 14 Korrikun Ditën Kombëtare të Francës.

Kurti me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook ka thënë se revulucioni borgjez francëz është një ngjarje e lirisë dhe që i parapriu projektit evropian.

“14 korriku është një nga datat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, edhe pse është festa kombëtare e Francës. Sepse 14 korriku i vitit 1789 u bë më shumë si një referencë e ndërgjegjes humane e qytetare. Nën numrin e kësaj date revolucionare paraqitej në tërësinë e Evropës dhe botës, masa më e madhe evolucionit historik që do të shpinte në përputhjen e së drejtës politike dhe së drejtës shoqërore.”, ka shkruar Kurti.

“Sepse, për kombe dhe popuj të asaj kohe, kjo datë dhe ngjarja që ajo shenjon u paraqitën si një limit që duhej mbërritur tashmë, si një detyrë e paanashkalueshme, pavarësisht konservatorizmave të regjimeve e shoqërive, ndalimeve në konceptimin e sovraniteteve dhe drejtësisë, gjendjeve gjeopolitike në të cilat mbaheshin të ngulfatura fuqitë e kohës. Për atë datë dhe ngjarjen e saj kishin punuar të paktën dy shekuj francezë, që prej Descartesit deri tek Iluministët”, ka shkruar Kurti ndër tjera ai në Facebook.

Lajme të ngjashme