Albin Kurti nuk i shkon në promovim të librave Elvis Hoxhës, e çon veç asistentin - NACIONALE

Albin Kurti nuk i shkon në promovim të librave Elvis Hoxhës, e çon veç asistentin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nuk është dukur fare në promovimin e librave të Elvis Hoxhës, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Ndonëse u organizua në Fakultetin Filozofik të UP-së, që nuk është larg aq shumë nga Qeveria e Kosovës, Kurti nuk erdhi në promovim.

Por aty janë parë figura jo aq të rëndësishme të VV-së. Përveç Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të VV-së, Kurti duket ta ketë dërguar asistentin e tij, Arianit Beqirin në promovim.

Ky i fundit, e postoi një fotografi, duke treguar se është prezent në promovim.

Tani nga promovimi i dy librave të Elvis Hoxhës.” – shkroi ai.

Në panel, përveç historianit Durim Abdullahu, u pa edhe z. Enis Sulstarova, po ashtu aktivist i VV-së nga Shqipëria, të cilit Kurti i shkoi në promovim të librit kohë më parë.

Siç njofton gazetari ynë, Vullnet Krasniqi, aty ishte edhe Sadri Ramabaja, aktivist i VV-së dhe analist.

Lajme të ngjashme