Albin Kurti: Nato mbron Kosovën, Kosova mbron Naton
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripërsëritur deklaratën e tij se edhe Kosova po mbron NATO-n në Seminarin e 102 të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Sipas kryeministrit të vendit, Kosova po e mbronte “historinë e suksesit të intervenimit të NATO-s në vend,”
Këto deklarata ai i kishte bërë edhe në disa raste në të kaluarën gjatë këtij viti.
“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO-ja është në Kosovë. Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk jam pretencioz kur them se jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën por edhe Kosova (mbron) NATO-n, pasi ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë,”
Megjithatë, për këto deklarime Kurti asnjëherë nuk ka marrë ndonjë reagim nga aleanca veri-atlantike.